Adele ka shtyrë të gjitha performancat e muajit të ardhshëm në Las Vegas pasi njoftoi se është sëmurë.
Këngëtarja britanike tha përmes rrjeteve sociale se mjekët i kërkuan të pushojë, por nuk zbuloi detaje rreth sëmundjes.
Njoftimi vjen pak më shumë se pesë muaj përpara koncertit të saj katër netësh të stadiumit në Mynih në gusht.
Datat e reja për 10 shfaqjet e shtyra ende nuk janë bërë të ditura, por informacionet rreth biletave do të bëhen të ditura shpejt, transmeton Klankosova.tv.
The post Sëmurët Adele, shtyn të gjitha performancat në Las Vegas appeared first on Klan Kosova.



