Ceremonia e varrimit të Alexei Navalnyt do të bëhet në Moskë të premten, tha zëdhënësja e tij, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Një ceremoni do të zhvillohet në një kishë në distriktin juglindor Maryino në orën 14:00 me kohën lokale, tha Kira Yarmysh në një postim për platformën X.
Në postim ajo u tha njerëzve që të “vinin herët”.
Më pas do të bëhet funerali në varrezat e Borisovit, konfirmoi Yarmysh.
The post Funerali i Navalnyt do të mbahet në Moskë të premten appeared first on Klan Kosova.


