Të paktën 19 ushtarë rusë raportohet të jenë vrarë në rajonin e Donetskut në Ukrainë.
Po ashtu si pasojëe një sulmi raketor ukrainas u plagosën dhjetëra të tjerë.
Ky lajm u dha nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, që përmes një deklarate bëri të ditur se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donetskut.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas.
Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është konfirmuar nga ushtria ruse, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
The post 19 ushtarë rusë u vranë në Donetsk të Ukrainës appeared first on Klan Kosova.


