Bayern Munichu ka bërë tjetër hap fals në garën për titull, pas barazimit që e e bëri sonte me Freiburgun me rezultat 2-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Gunter në minutën e 12-të të takimit, kurse Tel barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 35-të.
Ndërsa, në minutën e 75-të të takimit, Bayerni kaloi për herë të parë në epërsi me anë të Musialas, por Freiburgu barazoi gjithçka në minutën e 87-të me Holer, njofton Klankosova.tv.
Bayerni gjendet në pozitën e dytë me 54 pikë, shtatë më pak se Leverkuseni i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa, Freiburgu gjendet në pozitën e nëntë me 30 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara.
The post Bayerni i bën tjetër favor Leverkusenit, barazon ndaj Freiburgut appeared first on Klan Kosova.


