Anija e mallrave Rubymar, e sulmuar muajin e kaluar, është mbytur në Detin e Kuq jugor, tha në një deklaratë të shtunën qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit.
Nëse verifikohet, do të ishte anija e parë e humbur që kur militantët Houthi filluan të synonin anijet tregtare në nëntor.
Deklarata e qeverisë tha se anija u mbyt të premten mbrëma dhe paralajmëroi për një “katastrofë mjedisore”.
Anija mbante më shumë se 41 mijë ton pleh kur u sulmua, tha më parë Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Militantët Houthi të Jemenit kanë sulmuar anijet tregtare në rajonin e Detit të Kuq që nga mesi i nëntorit, duke thënë se ata po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gaza.
The post Anija mallrash Rubymar e sulmuar nga Houthis është fundosur, thotë qeveria e Jemenit appeared first on Klan Kosova.


