Home > Uncategorized > Gërvalla takon homologun turk, në fokus mbështetja ndaj Kosovës për KiE dhe NATO

Gërvalla takon homologun turk, në fokus mbështetja ndaj Kosovës për KiE dhe NATO

//
/
Comments are Off

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, është takuar me homologun turk, Hakan Fidan, në kuadër të ADF2024.

Temat kryesore të diskutimit gjatë takimit ishin mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike.

“Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në kumestë, raporton Klankosova.tv.

“Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike”.

The post Gërvalla takon homologun turk, në fokus mbështetja ndaj Kosovës për KiE dhe NATO appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights