Home > Uncategorized > Bien platformat Facebook, Messenger e Instagram

Bien platformat Facebook, Messenger e Instagram

//
/
Comments are Off

Platformat e kompanisë Meta, Facebook dhe Instagram, sikurse edhe Threads, kanë dalë jashtë funksionit pothuajse në mbarë botën.

Përdorues të këtyre platformave u janë drejtuar X-it, ish-Twitterit, për të treguar për telashet, me të cilat po hasin pasi janë shkyçur pa paralajmërim nga Facebook-u dhe Messenger-i.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë.

Në “DownDetector”, faqja e cila monitoron telashet online, janë me mijëra komente që ankohen për të njëjtën gjë – rënien e platformave të Meta-s.

Ngjarja është në zhvillim e sipër dhe, deri më tani, kompania nuk ka dalë me ndonjë njoftim. /Klankosova.tv

The post Bien platformat Facebook, Messenger e Instagram appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights