Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar “me shqetësim të madh” njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, sipas AGK-së, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së.
“Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova. AGK-ja, do të kërkojë informacionet zyrtare dhe do ta ndjekë nga afër të enjten këtë zhvillim të pashembullt të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, ka thënë AGK-ja në reagimin dërguar mediave. /Klankosova.tv
The post AGK-ja e shqetësuar që Prokuroria ftoi gazetarin Mehmetaj në cilësi të të pandehurit appeared first on Klan Kosova.




