Home > Uncategorized > KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

//
/
Comments are Off

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar katër rregullore zgjedhore.

KQZ-ja sot miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.

Po ashtu, me shumicë votash u miratua edhe rregullorja e dytë, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.

Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

The post KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights