Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku e ka fituar edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Sadiku mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.
Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën. /Klankosova.tv.
The post Donjeta Sadiku, një hap larg kualifikimit në Lojërat Olimpike Paris 2024 appeared first on Klan Kosova.




