Doktoresha Qëndresa Daka dhe studentja e saj Esma Shehu, në emisionin “Ora e Pasdites” folën për kampanjën javore e cila po bëhet edhe në Kosovë për vetëdijesimin ndaj sëmundjes së glaukomës, për hulumtimin e tyre që e kanë bërë si dhe shumëçka tjetër rreth sëmundjes.
Doktoresha Daka tha se glaukoma nuk është një sëmundje e vetme, por përfshin një grup të sëmundjeve.
“Pacientët në faza të hershme nuk kanë ndonjë simptomë dhe këto zbulohen vetëm me kontrolle të rregullta mjekësore. Ajo që shkaktohet prej sëmundjes së glaukomës është verbimi, dhe shikimi nuk mund të kthehet më sepse shkatërrohen fijet nervore dhe ato deri më sot nuk dihet se si mund të rigjenerohen. Preferohet që pas moshës 40 vjeçare të bëhen kontrolle të rregullta të syve, dy deri në katër vite, ndërsa pas moshës 60 vjeçare një deri në dy vite”, u shpreh Daka.
Ndërkaq, studentja Esma Shehu foli për moshat që janë më të rrezikuara nga sëmundja e glaukomës.
“Kemi moshat e shtyra, pastaj varet prej racës. Aziatikët janë më të rrezikuar për glaukomë, sipas disa punimeve shkencore që i kemi shikuar, pastaj njerëzit që zakonisht punojnë më shumë me kompjuterë apo telefona”, tha Esma.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:
The post Glaukoma, shkaktari numër një i humbjes së shikimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


