Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton se takoi përfaqësuesit e Qendrës Spitalore Klinike dhe shkollës “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut dhe se diskutuan për sfidat operative me të cilat përballen pas Rregullores së Bankës Qendrore për operacionet me para të gatshme, një vendim ky, siç tha, i pakoordinuar, i cili nuk iu komunikua paraprakisht popullatës së prekur.
Szunyog gjithashtu shtoi se u ul me përfaqësuesit e MTS d.o.o. për të prekur bazën në sfidat aktuale operative dhe planet e ardhshme të zhvillimit.
“Është mirë të takohem me përfaqësuesit e një kompanie që ofron shërbime telekomi për dhjetëra mijëra njerëz si rezultat i dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Szunyog në platformën X.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog gjatë takimit me përfaqësuesit e MTS d.o.o. Foto: X
Në këtë rrjet social, gjatë ditës ambasadori ka shkruar edhe rreth ndërrimit të shenjave të komunikacionit në veri të vendit.
BE-ja i kërkon Kosovës të ketë kujdes me ndërrimin e shenjave të komunikacionit në veri
The post Szunyog takohet me serbët në veri: Diskutuam për sfidat nga rregullorja e BQK-së (FOTO) appeared first on Klan Kosova.


