Home > Uncategorized > Mbappe e ‘çmontoi’ Barçën herën e fundit, a do ta përsërisë francezi suksesin?

Mbappe e ‘çmontoi’ Barçën herën e fundit, a do ta përsërisë francezi suksesin?

//
/
Comments are Off

Paris Saint-Germaini dhe Barcelona do të ballafaqohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto dy skuadra janë përballur për herë të fundit në 1/8 e finales në vitin 2021, ku parisienët ishin kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 5-2.

Kylian Mbappe ishte ylli, pasi shënoi tre gola në ndeshjen e parë në “Camp Nou, dhe një tjetër në ndeshjen e kthimit në Paris.

Për Mbappen ky do të jetë sezoni i fundit në fanellën e parisienëve, pasi njoftoi klubin se do të largohet në fund të kampanjës kur t’i përfundon kontrata aktuale.

Ai është spekuluar që do të kalojë pikërisht te rivali i Barçës, te skuadra e Real Madridit.

Saga mes tyre ka vite që ka filluar, mirëpo pritet që në këtë vit të finalizohet më në fund ujdia. /Klankosova.tv.

The post Mbappe e ‘çmontoi’ Barçën herën e fundit, a do ta përsërisë francezi suksesin? appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights