Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për zjarrvënien në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, më 13 mars.
Sipas aktakuzës tre të miturit përmes shkallëve emergjente kanë depërtuar në katin e dytë dhe me shishe kanë hedhur benzinë në dy zyre të gjyqtarëve penalist dhe në korridor.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit me datë 13 mars 2024, rreth orës 03:42, me qëllim të dëmtimit me dashje kanë ndezë zjarrin në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ashtu që pas planifikimit paraprak, përmes shkallëve emergjente depërtojnë në katin e dytë ku me shishe hedhin benzinë në dy zyre të gjyqtarëve penalist dhe në korridor, pastaj nga shkallët emergjente ndezin zjarrin, ku për pasojë shpërthen zjarri dhe dy zyrat e gjyqtarëve dëmtohen tërësisht e po ashtu edhe korridori, kurse të dyshuarit tjerë bëjnë roje përreth gjykatës”, shkruan në komunikatën e gjykatës, raporton Klankosova.tv.
The post Një muaj paraburgim tre të miturve që i vunë flakën objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.


