KB Trepça e ka mposhtur Vëllaznimin në xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 77-80.
Çereku i parë i minatorëve të cilin e fituan me një pikë diferencë, 19-20, kurse i dyti u mbyll i barabartë me rezultat 15:15, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, gjakovarët e fituan çerekun e tretë me tri pikë dallim, 23-20, ndërsa drama ishte në çerekun e fundit, i cili u takoi mitrovicasve, çerek të cilin e fituan me pesë pikë dallim, 20-25.
Lojtari më i dalluar në ndeshje ishte Ray i Vëllaznimit I cili shënoi 22 pikë, dha tri asistime dhe vodhi katër topa.
Kurse, te Trepça më i dalluari ishte amerikani Edge i cili shënoi 20 pikë dha gjashtë asistime dhe vodhi tetë topa.
Me këtë fitore, Trepça gjendet në pozitën e parë në tabelë me 48 pikë, shtatë më shumë se Peja që është në të dytin, kurse Vëllaznimi pozicionohet i pesti në tabelë me 36 pikë.
The post Trepça e mposht Vëllaznimin appeared first on Klan Kosova.


