Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një armë, para të gatshme dhe një sasi stoli ari.
Në raportin e policisë, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, njofton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
The post Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin një armë, para dhe stoli ari appeared first on Klan Kosova.


