Home > Uncategorized > Pse po “lufton” Faton Peci me Ramush Haradinajn e AAK-në? (VIDEO)

Pse po “lufton” Faton Peci me Ramush Haradinajn e AAK-në? (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se kontrata e qirasë për objektin e subjektit të tij është shkëputur.

Kështu bëri të ditur ish-kryeministri përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosovat.tv.

“Të dashur qytetarë, pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qira të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor”, tha Haradinaj.

Kjo erdhi pas kërkesës së ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për lirimin e objektit të këtij subjekti politik, sipas tij, bie ndesh me kontratën që të dyja palët patën për qiranë.

Burime të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se qiradhënësi, në këtë rast Ministria e Bujqësisë, ka thënë se objekti duhet të lirohet në afat prej 180 ditësh, pra deri më 20 shtator të këtij viti.

The post Pse po “lufton” Faton Peci me Ramush Haradinajn e AAK-në? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights