Home > Uncategorized > 0:43 / 1:29 Osmani viziton Lipjanin lavdëron Ahmetin (VIDEO)

0:43 / 1:29 Osmani viziton Lipjanin lavdëron Ahmetin (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kur në konak ka për të ardhur presidentja, pastërtia duhet të jetë në nivel.

Komuna e Lipjanit po e priste për vizitë Vjosa Osmanin. Pak para arritjes protokolli ndaloi edhe hyrje-daljet në objekt, por pritja s’i pengoi dikujt të kryej punë.

Tepihu i kuq s’mjaftoi, pasi kreu i Lipjanit Imri Ahmeti për ta nderuar mysafiren vetura e së cilës qe ndalur në vendkalimin për këmbësor, doli ta pres deri tek trotuari. Sapo qiti këmbën në Lipjan, për presidenten nisën kërkesa nga dikush në autobus.

Më pas vazhduan për në zyrën e kryetarit, ku pas 30 minutash takim, nikoqiri tha se me shefen e shtetit folën për të mirat e të këqijat e punës.

E kryetarja e shtetit, që me Lipjanin iu rikthye vizitave nëpër komuna, e lavdëroi Ahmetin dhe komunën që drejton për mundësitë e ofruara për bizneset.

Të dy, vizituan edhe një çerdhe publike, takuan gra e të rinj lipjanas por edhe biznese private, teksa para largimit nga Lipjani, kanë qëndruar edhe në qytezën e Janjevës.

The post 0:43 / 1:29 Osmani viziton Lipjanin lavdëron Ahmetin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights