Gazetarja Vjollca Hajdari ka thënë se nuk është ndonjë gjë për t’u habitur deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku ka Perëndimin e ka kushtëzuar që të zgjedh në mes Kosovës dhe Serbisë për të mbajtur anë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se Serbia për të gjitha qëndrimet e saj e ka mbrapa Rusinë.
“Nuk është ndonjë befasi që Vuçiq prononcohet në këtë formë, dihet qartazi që Serbia ka në sfond Rusinë, pra është një aleat shumë vjeçar apo historik i Serbisë. Kështu po e kërcënojnë Perëndimin në formë globale, po kërcënohet edhe Bashkimi Evropian”.
“Por nëse flasim për raportin Kosovë-Serbi, Serbia po bënë luftë hibride, ndikimi rus është evident në Serbi. Këtë e kanë parë të gjitha vendet e BE-së, sidomos Gjermania është nën presion shihet se edhe kancelari Olaf Scholz hezitonte të dërgonte raketa Taurus, Putini dhe Vuçiqi po vazhdojnë edhe më tej të kërcënojnë”, ka thënë Hajdari. /Klankosova.tv
The post Gazetarja Hajdari: Putini dhe Vuçiqi vazhdimisht po kërcënojnë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


