Një person është arrestuar pasi më 17 mars të këtij viti ka goditur me veturë tre persona.
Sipas policisë, i njëjti, pasi i ka goditur me makinë dy gra dhe një burrë ishte larguar në drejtim të panjohur.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Policia, rastin e ka cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
The post Arrestohet një person në Deçan, para tri ditësh goditi me veturë tre persona appeared first on Klan Kosova.


