Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe ka konfirmuar se pronat prej 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit zyrtarisht janë regjistruar në emër të tyre në Kadastrën Qendrore të Kosovës.
Sipas njoftimit, Manastiri i Deçanit sot ka marrë një ekstrakt zyrtar kadastral në Prishtinë, duke përfshirë të gjitha pronat e Manastirit që përfshihen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016.
“Në bazë të ekstraktit kadastral, mund të konfirmojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016 është ekzekutuar dhe se në Kadastër manastiri njihet si pronar i pronës së kontestuar më parë”.
“Mund të konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Në fund, dioqeza dhe manastiri kanë falënderuar Raportuesen Speciale Dora Bakojanis dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar në zgjidhjen e suksesshme të kësaj, siç e quajtën ata, mosmarrëveshje shumëvjeçare.
The post Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit njofton se Manastiri i Deçanit zyrtarisht i ka regjistruar 24 hektarët në emër të vet appeared first on Klan Kosova.


