Home > Uncategorized > Dardanët e rinj pësojnë humbje nga Spanja 

Dardanët e rinj pësojnë humbje nga Spanja 

//
/
Comments are Off

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje nga Kombëtarja e Spanjës e kësaj grup moshe me rezultat 2:1 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” të Sllovenisë.

Ndonëse Dardanët patën paraqitje të mirë, fati nuk ishte në anën e tyre.

Pjesa e parë filloi me mundësi për Spanjën e cila në minutën 34 realizoi gol përmes Daniel Munoz i cili e kaloi në epërsi skuadrën vendëse për 1:0 rezultat me të cilin edhe u përmbyll pjesa e parë.

Në të mirë të kundërshtarit nisi edhe pjesa e dytë. Në minutën e 50-të, Spanja thelloi epërsinë për 2:0 përmes futbollistit Pol Fortuni.

Më pas përzgjedhësi Adil Maliqi aplikoi disa zëvendësime me ç ‘rast futi në lojë futbollistët Adam Hasani, Arianit Fazlija dhe Lirim Jasharin në vend të Igball Jasharit, Dior Gërbovcit dhe Elvir Gashijanit derisa më vonë mundësi i dha edhe Elmedin Ramës në vend të Diamant Lokajt.

Golin e shumë kërkuar, Kosova e gjeti në minutën e 77-të kur Eliot Bujupi shënoi për 2:1, rezultat me të cilin në fund përfundoi takimi.

Dardanët luftuan me shumë përkushtim por mbrojta e Spanjës nuk lejoi që rezultati të barazohej.

Ndeshjen e tretë në kuadër të turneut kualifikues, Kosova U19 e zhvillon kundër Sllovenisë të martën më 26 mars nga ora 12:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava” në Slloveni.

The post Dardanët e rinj pësojnë humbje nga Spanja  appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights