Home > Uncategorized > Syla për Berishën: Ishte ndër të parë që e pranoi Kosovë, tash po e kritikojmë e po e shajmë (VIDEO)

Syla për Berishën: Ishte ndër të parë që e pranoi Kosovë, tash po e kritikojmë e po e shajmë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Gazetari sportiv, Emanuel Syla, ka folur për gjendjen e lojtarit të kombëtares së Kosovës, Valon Berishës dhe të Edon Zhegrovës.

Syla tha se Berisha ishte njëri nga futbollistët e parë që e ka pranuar Kosovës, teksa tha se ‘nëse Valoni iu ka mbijetuar 3-4 selektorëve, ka diçka këtu’.

“Ai ka qenë potencial për të luajtur për Norvegjinë, ka qenë i ftuar dhe e ka lënë për Kosovën. Berisha ka merita të jashtëzakonshme për grupin e futbollistëve që e kemi. Valoni është ai patrioti që ka qenë para disa viteve e që na ka pëlqyer shumë atëherë, e tash po e kritikojmë e po e shajmë”.

“Valoni e ka pasur një lëndim që i ndodh secilit futbollist. Nëse Valon Berisha iu ka “mbijetuar” 3-4 selektorëve, ka diçka këtu”, tha ai në “Kosova Today”, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, për sa i përket Zhegrovës, Syla tha se ai është i dëshmuar, teksa përmendi mbështetjen që Lille bashkë me Federatën Franceze të Futbollit ia kanë bërë në promovimin medial.

The post Syla për Berishën: Ishte ndër të parë që e pranoi Kosovë, tash po e kritikojmë e po e shajmë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights