Home > Uncategorized > Maqedonci priti në takim homologun e tij kroat, folën për situatën e sigurisë në vend e rajon

Maqedonci priti në takim homologun e tij kroat, folën për situatën e sigurisë në vend e rajon

//
/
Comments are Off

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anushiq.

Në komunikatën për media të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon.

“Në takimin e mbajtur, u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, shërbimin e trupave kroate në kuadër të KFOR-it, kapacitetet mbrojtëse të Kosovës dhe drejtimeve ushtarake, ku mund të rritet bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Kroacisë”, thuhet në komunikatë.

Ministri Maqedonci në këtë takim ka theksuar se Kosova dhe Kroacia ndajnë të kaluar të gjatë të përbashkët si miq, aleatë e partnerë, raportet ndërmjet të cilave shtete, sipas tij, do të vazhdojnë të zhvillohen në përputhje me synimet tona për paqe, stabilitet e siguri.

Ndërkaq, Anushiq ka theksuar se Kosova do të ketë gjithmonë mbështetjen e Kroacisë në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sovranitetit të vendit dhe po ashtu, në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Këshillin Evropian.

 

The post Maqedonci priti në takim homologun e tij kroat, folën për situatën e sigurisë në vend e rajon appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights