Newcastle United ka shënuar fitore me rikthim ndaj West Hamit, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së 30-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit me anë të Alexander Isak, i cili ishte i saktë nga penaltia në minutën e 6’.
“Çekanët” u kundërpërgjigjën me anë të Michail Antonios, në minutën e 21’, i cili e barazoi rezultatin.
Për golin e epërsisë së West Hamit për herë të parë në ndeshje u përkujdes Mohamed Kudus, në minutën e 45+10.
Në pjesën e dytë, Jarrod Bowen e realizoi golin e tretë në minutën e 48’.
Megjithatë kur ndeshje po shkonte drejt fundit, vendasit u kthyen në lojë. Fillimisht Isak e ngushtoi epërsinë duke realizuar në minutën e 77’, sërish nga penaltia.
Pesë minuta më vonë Harvey Barnes e barazoi rezultatin, pas një super asistimi nga ana e Isakut.
Për golin e fitores u përkujdes ai që e barazoi rezultatin, Barnes, me një supergol në minutën e 90’.
Newcastle United pas fitores kalon në vendin e tetë me 43 pikë të grumbulluara, teksa West Hami mbetet në pozitën e shtatë me 44 sosh. /Klankosova.tv.
The post Newcastle i trondit “Çekanët” appeared first on Klan Kosova.


