Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, i ka shprehur preokupimet e tij lidhur me cështjen e padisë së Kosovës ndaj Serbië për gjenocid.
“Kjo është cështje shumë komplekse, shumë serioze, lidhur me këtë, t’ju them, ne në Kosovë më shumë flasim duke filluar prej pushtetarëve tanë, mandej mediave e të tjera, por ndryshe punë sistematike, punë profesionale, punë çfarë duhet të bëhet për fillimin dhe procedimin e krimeve të gjenocidit gjer më tani mjerisht në Kosovë nuk është punu”, ka thënë Salihu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Së pari, kjo punë nuk është dashur të transferohet, ose të vihet në zyrën e kryeministrit. Kjo punë duhet të bëhet në mënyrë objektive, profesionale, autonome dhe sistematike”.
The post Padia e Qeverisë kundër Serbisë për gjenocid, ekspertët juridikë skeptikë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



