Home > Uncategorized > Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie

Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie

//
/
Comments are Off

Finlanda dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim sigurie dhe mbështetje afatgjate.

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb ndodhet aktualisht në Ukrainë, ku ka takuar Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Marrëveshja mbulon një sërë temash duke përfshirë mbështetjen politike, mbështetjen për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për reformat dhe rindërtimin e Ukrainës.

“Marrëveshja 10-vjeçare është dëshmi e angazhimit afatgjatë të Finlandës për të mbështetur Ukrainën”, tha zyra e Stubb.

Stubb i tha gjithashtu presidentit ukrainas se Finlanda do të dërgonte një tjetër paketë materialesh mbrojtëse me një vlerë të vlerësuar prej rreth 188 milionë euro.

The post Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights