Home > Uncategorized > Ndalohet për 48 orë gruaja e cila i sulmoi dy gazetarët në Prishtinë

Ndalohet për 48 orë gruaja e cila i sulmoi dy gazetarët në Prishtinë

//
/
Comments are Off

Është arrestuar gruaja e cila dyshohet se e ka sulmuar ekipin e gazetarëve të gazetës Lajmi.net, Lindita Berisha, Fjolla Hyseni dhe kameramani Përparim Tufa.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën C në Prishtinë.

M.B është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ajo dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Po ashtu lidhur me rastin është intervistuar edhe një person i dyshuar.

“Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës transmeton Klankosova.tv

Gazetarja që u sulmua nga një grua në Prishtinë: Policia u vonua më shumë se 40 minuta

The post Ndalohet për 48 orë gruaja e cila i sulmoi dy gazetarët në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights