Home > Uncategorized > Krizë mes Polonisë dhe Izraelit pas vrasjes së punonjësit të ndihmës në Gaza

Krizë mes Polonisë dhe Izraelit pas vrasjes së punonjësit të ndihmës në Gaza

//
/
Comments are Off

Një krizë e re diplomatike midis Polonisë dhe Izraelit ka shpërthyer pas vdekjes së një punonjësi të ndihmës polake në Gaza.

Ambasadori i Izraelit në Poloni, Yacov Livne, të martën tha në mediat sociale se “anti-semitët do të mbeten gjithmonë antisemitë dhe Izraeli do të mbetet një shtet demokratik hebre që lufton për të drejtën e tij për të ekzistuar. Gjithashtu për të mirën e gjithë botës perëndimore”, raporton Associated Press, transmeton KlanKosova.tv

Deklarata e tij shkaktoi zemërim në Poloni, me presidentin polak, Andrzej Duda, i cili të enjten duke denoncuar deklaratën e ambasadorit izraelit si “të egër” edhe e përshkroi ambasadorin si “problemin më të madh për shtetin e Izraelit në marrëdhëniet me Poloninë”.

Edhe kryeministri polak Donald Tusk, ndonëse kundërshtar politik i Dudës, shprehu një qëndrim të ngjashëm. Ai tha të enjten se komenti kishte ofenduar polakët dhe tha se ambasadori duhet të kërkonte falje.

Ministria e Jashtme në Varshavë tha se po e thërriste atë [ambasadorin izraelit] për një takim.

 

The post Krizë mes Polonisë dhe Izraelit pas vrasjes së punonjësit të ndihmës në Gaza appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights