Home > Uncategorized > Ambasadori francez mezi pret ta shohë Kosovën në fushën e rinovuar të “Fadil Vokrrit”

Ambasadori francez mezi pret ta shohë Kosovën në fushën e rinovuar të “Fadil Vokrrit”

//
/
Comments are Off

Ditë më parë ka nisur rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Në këtë stadium i zhvillon ndeshjet edhe kombëtarja e Kosovës, për çka ka shkruar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, i cili postoi një fotografi nga punimet që po zhvillohen në stadium.

“Mezi pres ta  shikoj kombëtaren e Kosovës duke luajtur në një fushë të rinovuar. #Prishtina #Fadil Vokrri”, ka shkruar Guerot, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në shkurt të këtij viti pati bërë të ditur se rinovimi i fushës në “Fadil Vokrri” do t’i kushtojë shtetit 1.3 milion euro.

Çeku pati shkruar se rindërtimi i fushës do të bëhet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

 

The post Ambasadori francez mezi pret ta shohë Kosovën në fushën e rinovuar të “Fadil Vokrrit” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights