Raportohet për të shtëna armësh në Shkodër, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:00, ndërsa sipas policisë shkak dyshohet një konflikt çasti mes R. M. dhe E. Ç. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, dhe më pas është larguar, shkruan topchannel, transmeton Klankosova.tv.
“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Plas sherri në Shkodër, kërcasin armët – nuk ka të lënduar appeared first on Klan Kosova.





