Home > Uncategorized > Prishtina në kërkim të gjysmëfinales së “Play Off-it”

Prishtina në kërkim të gjysmëfinales së “Play Off-it”

//
/
Comments are Off

Të martën mbrëma, skuadra e Sigal Prishtinës do e kërkojë kalimin në gjysmëfinale të “Play Off-it” në Superligën e basketbollit.

Prishtina shënoi fitore në duelin e parë kundër Vëllaznimit me shifrat 72:64.

Pjesa e parë ishte tepër e ngushtë, për një shkallë i takoi Prishtinës, që shkoi në pushim me katër pikë epërsi.

Fitoren “bardhekaltërit” e siguruan në çerekut të tretë, ku shënuan 13 pikë, e pësuan tetë.

Periudhën e fundit e fituan gjakovarët me një pikë avantazh por nuk luajti rol, njofton Klankosova.tv

Për triumfin e skuadrës nga kryeqyteti më së shumti kontribut dhanë Sirko me 18 pikë dhe Clark me 15 të tjera.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Trepça, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.

Edicionin e rregullt, Prishtina e mbylli në pozitën e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse Vëllaznimi i pesti me 13 fitore e 15 humbje.

Përballja mes Vëllaznimit e Sigal Prishtinës zhvillohet të martën nga ora 20:00/ Klankosova.tv

The post Prishtina në kërkim të gjysmëfinales së “Play Off-it” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights