Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se nuk mendon që është e duhur që BIK-u të ketë parti politike.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se BIK i prinë popullit të të gjitha partive.
“Ka këshilla të bashkësive islame, ka institucione bashkësia islame, ka kryesinë e Bashkësisë Islame që e ka për detyrë dhe merret me këto probleme”.
“Unë nuk e shoh dhe nuk jam përkrahës i asaj që të kemi parti politike ne si bashkësi islame apo si bashkësi tjetër fetare sepse ne jemi prijës shpirtëror, ne i prijmë popullit të të gjitha partive”, ka thënë Tërnava. /Klankosova.tv
The post A duhet BIK-u të ketë parti? Përgjigjet Tërnava (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





