Home > Uncategorized > Quint-i: Lista Serbe ta rishqyrtojë qëndrimin për bojkotim të votimit për kryetarët në veri

Quint-i: Lista Serbe ta rishqyrtojë qëndrimin për bojkotim të votimit për kryetarët në veri

//
/
Comments are Off

Shtetet e Quint-it në Kosovë i kanë bërë thirrje Listës Serbe t’i rishqyrtojë qëndrimet e saja për mospjesëmarrje në procesin e votimit për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në veri të  vendit.

Në një njoftim të lëshuar ShBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe, si dhe Zyra e BE-së në Kosovë, thonë se u vjen keq për deklaratat e lëshuara nga Lista Serbe dhe aktorë të tjerë serbë lidhur me votimin e 21 prillit, raporton Klankosova.tv.

“Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të popullsisë të cilës i shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Ne e pranojmë se zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023 nuk dhanë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve”.

“Mirëpo, bojkotimi i procesit të votimit të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri. Prandaj, i bëjmë thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të përdorin plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në reagim.

Quint-i deklaron se Kosova duhet të zhvillojë procesin e 21 prillit për kryetarët në veri dhe se kjo është legjitime.

Po ashtu, pesëshja e madhe kërkesa ka edhe për ekzekutivin e vendit, të cilit i kërkohet që të veprojë me profesionalizëm në këtë proces.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi. Ftojmë të gjitha palët e interesuara që të veprojnë në atë mënyrë që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote në veri të Kosovës të kenë mundësi të marrin pjesë”, thuhet në reagim.

Më 8 mars të këtij viti, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. /Klankosova.tv

The post Quint-i: Lista Serbe ta rishqyrtojë qëndrimin për bojkotim të votimit për kryetarët në veri appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights