Home > Uncategorized > Cila është origjina e shqiptarëve? Detajet e projektit ‘Rrënjët’, flet Aban Lauka (VIDEO)

Cila është origjina e shqiptarëve? Detajet e projektit ‘Rrënjët’, flet Aban Lauka (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Projekti “Rrënjët” po përdoret për të kuptuar origjinën e shqiptarëve.

Kështu thotë edhe Alban Lauka, i cili ishte i ftuar në Kosova Today të Klan Kosovës.

Ai thotë se dy familje, shumë të rëndësishme të shekullit 20-të, në Shqipëri, kanë origjinën në Ballkan që nga koha e hekurit, njofton Klankosova.tv.

“Kur testohet një pasardhës i një familje të shquar historike, atëherë mësohet edhe prejardhja e komplet vijës së tyre atërore, domethënë prejardhja e komplet familjes”, thotë Lauka.

“Mund të përmendi familjen Frashëri, nga Përmeti, apo familjen Bushtalliu nga Shkodra. Të dyja familje të rëndësishme nga shekulli i kaluar. Sipas rezultateve, edhe familja Frashëri edhe Bushatlliu, paraardhësit e tyre janë në Ballkan nga periudha para romake, me gjasë nga periudha e hekurit”.

“Edhe në Kosovë ka disa familje që kanë përputhje me Frashërlinjtë”.

 

The post Cila është origjina e shqiptarëve? Detajet e projektit ‘Rrënjët’, flet Aban Lauka (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights