Home > Uncategorized > Golden Eagle Ylli në gjysmëfinalen e “Play-Offit”

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinalen e “Play-Offit”

//
/
Comments are Off

Golden Eagle Ylli, e ka siguruar gjysmëfinalen në Play-Offin e Superligës në Basketboll.

Suharekasit e mposhtën Bashkimin, edhe në ndeshjen e dytë.

Në Prizren, loja përfundoi 75:86 për mysafirët.

Kjo fitore ia mundësoi skuadrës së trajnerit Petar Miotiq, kalimin tutje.

Më të dalluarit tek vendasit ishin: Erik Copes me 20 pikë e 11 kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Alonzo Verge Jr me 31 pikë, katër kërcime e tetë asistime dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime.

Në gjysmëfinale, Ylli do të takohet me Pejën.

The post Golden Eagle Ylli në gjysmëfinalen e “Play-Offit” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights