Shqipërisë sonte i duhet fitorja ndaj Spanjës në luftën e saj për t’i kaluar grupet në EURO 2024.
Nëse merren për bazë statistikat mes tyre, atëherë Kuqezinjve nuk u këndohet mirë kënga.
Që nga viti 1986, shqiptarët dhe spanjollët janë ndeshur tetë herë, dhe që të tetat i ka fituar Spanja, përcjell Klankosova.tv.
Për herë të fundit të dy kombëtaret kanë luajtur kundër njëra-tjetrës më 2022 në një miqësore që e fitoi Spanja, 2:1.
The post Shqipëria, tetë lojë me Spanjën – tetë humbje appeared first on Klan Kosova.