Polonia shpreson se Kina mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes për paqen në Ukrainë
Presidenti i Polonisë thotë se shpreson se Kina mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për paqen në Ukrainë që respekton ligjin.
Andrzej Duda ndodhet në një vizitë shtetërore në Kinë dhe sot në Pekin zhvilloi takim me liderin kinez Xi Jinping ku në rendin e ditës ishte lufta në Ukrainë.
“Jam shumë i lumtur që, falë faktit që presidenti Xi më quan mik, që është një nder i madh për mua, mund të kontribuoj në ndërtimin e marrëdhënieve [polako-kineze] së bashku me presidentin,” tha më pas Duda.
Polonia kufizohet me Ukrainën dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër zgjerimit të mëtejshëm të agresionit rus, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
The post Polonia shpreson se Kina mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes për paqen në Ukrainë appeared first on Klan Kosova.