Home > Uncategorized > Numri i të vdekurve nga sulmi në Dagestan të Rusisë arrin në 21

Numri i të vdekurve nga sulmi në Dagestan të Rusisë arrin në 21

//
/
Comments are Off

Numri i të vdekurve në sulmin e militantëve islamikë në rajonin jugor të Dagestanit të Rusisë është rritur në 21 pasi një polic i plagosur ka vdekur në një spital, thanë zyrtarët të martën.

Sulmi i së dielës, në të cilin militantët sulmuan  faltoret krishtere dhe hebrenje dhe qëlluan ndaj policisë në qytetet Derbent dhe Makhachkala në rajonin me shumicë myslimane në Kaukazin e Veriut, ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga marsi, kur persona të armatosur hapën zjarr në një koncert në periferi të Moskës, duke vrarë 145 njerëz, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Një degë e grupit të Shtetit Islamik në Afganistan, i cili mori përgjegjësinë për bastisjen e marsit, nxitoi të lavdërojë sulmin në Dagestan, duke thënë se ai u krye nga “vëllezër në Kaukaz që treguan se janë ende të fortë”.

Komiteti Hetues, agjencia më e lartë shtetërore e hetimeve kriminale të Rusisë, tha se të pesë sulmuesit u vranë.

The post Numri i të vdekurve nga sulmi në Dagestan të Rusisë arrin në 21 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights