Home > Uncategorized > Policia arreston një person për kultivim të bimëve narkotike në Kaçanik

Policia arreston një person për kultivim të bimëve narkotike në Kaçanik

//
/
Comments are Off

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi ka zhvilluar një aksion në fshatin Soponicë të Kaçanikut, konkretisht dy shtëpi të një personi të dyshuar tek të cilat gjatë kontrollit ndër të tjera janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjithashtu është gjetur edhe substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami, përcjell Klankosova.tv.

“80 copë qese najloni të zbrazëta, një pako me rizlla  (letër për mbështjellje të marihuanës), një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 17.2 gram, një thes najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë neto  486 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 89.4 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.2 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 10.75 gram ( e vendosur ne shishe plastike, një thikë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se pas përfundimit të kontrollit, i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

The post Policia arreston një person për kultivim të bimëve narkotike në Kaçanik appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights