William Oliver Stone, një nga regjisorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore, fitues i çmimeve Oscar, ka vizituar për herë të parë në Shqipëri.
Shoqëruar nga miq dhe bashkëpunëtorë, Stone ka qëndruar pak ditë në Shqipëri, ku ka vizituar peizazhet dhe plazhet e Shqipërisë së jugut.
Regjisori i famshëm amerikan, gjatë itinerarit të tij në Shqipëri u ndal edhe në Tiranë, ku vizitoi Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.
Gjatë kësaj ndalese, Stone u prit në takim nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa dhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eol Çashku, shkruan A2Cnn.
The post Regjisori me famë botërore, Oliver Stone, viziton Shqipërinë appeared first on Klan Kosova.