Home > Uncategorized > Hapet ekspozita personale e Barbara Prenkas, e kuruar nga Zef Paci

Hapet ekspozita personale e Barbara Prenkas, e kuruar nga Zef Paci

//
/
Comments are Off

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës u hap ekspozita personale e Barbara Prenkas, e kuruar nga Zef Paci me titull “Covers”.

“Barbara Prenka asht nji artiste e re, e vendit dhe e ardhun, që ndonëse studimet i ka në pikturë (një art jo ngushtësisht utilitar), kësa radhe sjell jorganin, një objekt utilitar që ka udhëtuar nga bota e artizanatit në atë të design-it dhe të artit, nga teknika artizanale në atë industriale. Si pinjolle e paraardhësve të saj, ajo rimerr të njëjtën gja që ato banin –  jorganin. Porse statusi i shoqnisë, grues dhe teknologjisë sot kanë ndrrue. Jorgani (që simbas artistes ka ngarkesë simbolike) asht i njëjti, por mënyra e prodhimit, stili, coha, pigmentet kanë  ndryshue. Kjo gja tregon karakterin përcaktues të teknologjisë në prodhim. Objekti i dikurshëm rimerret mbas përvojave të saj në kushtet e sotme e rigjenerohet në një formë të re.
Prenka operon duke u mbeshtetur sa te koncepti aq edhe te preokupimet estetike e landore. Jorganat që ekspozon nuk janë prodhue duke ndjekë udhëzime a priori, apo duke ia delegue punën të tjerëve. Ato i ka realizue vetë, e përfshime në nji proces shkëmbimi ndërmjet poetikës së punës dhe traditës artizanale. Një prirje që duket se ka të bajë me përvojën e Bauhaus-it që çoi artin të dialogojë me estetikën artizanale, si dhe me traditen e arte povera-s, që nuk interpretoi, por, thjesht, perceptoi rrjedhën e jetës dhe të mjedisit. Arësyeja e risjelljes sot të këtyne mbulesave gjendet ne ngarkesën e fortë simbolike që ato bartin për autoren, si dhe për mëtimin e saj se objekti i artit asht një jehonë që mbetë mbrenda nesh dhe asht i thirrun parreshtun prej kërkimit tonë për identitet.” – Shkëputur nga teksti kuratorial i Zef Pacit.

Biografia e Artistes:
Barbara Prenka (Gjakova, Kosovë, 1990) diplomoi me Profesor Carlo Di Raco në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, aktualisht jeton dhe punon në Berlin. Në vitin 2024, ajo merr pjesë në ekspozitën kolektive “Double Take” në galerinë A plus A, Venecia – “The Event of a Thread – Global Narratives in Textiles,” kuruar nga Susanne Weiss, Inka Gressel dhe Hana Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në vitin 2023, ajo merr pjesë në ekspozitën kolektive “Hotel Dieu” në galerinë A plus A, Venecia – në ekspozitën kolektive “Fondazione Malutta in Spazio” në Spazio Contemporanea, Brescia – dhe në ekspozitën personale “Dita e re” në Qendrën për Ligjin Humanitar në Kosovë, Prishtinë. Në vitin 2022, ajo merr pjesë në ekspozitën kolektive “Cosmic Engines of Metaphysical Superpower,” kuruar nga Lukasz Furs në Schau Fenster, Berlin – “What do Landscapes dream of?” kuruar nga Sarah Solderer dhe Mara Vocking gjatë Biennale Gherdeina 8 në Tubla Da Nives, Selva di Val Gardena – instalacionin site-specific “Drifting on the Echoes” me muzikanten Alessandra Novaga, kuruar nga Giulia Guanella dhe Francesco Giudici në Spazio Lampo, Chiasso – dhe në ekspozitën kolektive “Venice Time Case,” kuruar nga Luca Massimo Barbero në Galerie Italienne, Paris. Në vitin 2021, ajo merr pjesë në ekspozitën kolektive “Make me a coffee make me a sandwich,” kuruar nga Natalija Vujosevic në Galeria17, Prishtinë – në ekspozitën kolektive në galerinë Sans Titre (2016), kuruar nga Romain Sarrot, Paris – në ekspozitën kolektive “Venice Time Case” kuruar nga Luca Massimo Barbero në Galleria Tommaso Calabro, Milano – dhe në ekspozitën personale “Shelter Lines,” kuruar nga Edoardo Monti në Palazzo Monti, si dhe në rezidencën artistike në Palazzo Monti, Brescia, kuruar nga Edoardo Monti. Në vitin 2020, “Whatever It Takes” në galerinë A plus A kuruar nga Curatorial School Venice – pjesëmarrje në “Pesi Massimi” në Spazio Punch kuruar nga Augusto Maurandi – dhe “Renovation” në Galleria Marina Bastianello kuruar nga Marina Bastianello. Në vitin 2019, ajo merr pjesë në ekspozitën kolektive “Margine” kuruar nga Raffaelle Santillo dhe Daniele Capra në Pordenone – në rezidencën artistike në Bocsart Cosenza kuruar nga Giacinto Di Pietrantonio – dhe në “Il disegno Politico Italiano,” kuruar nga Aurora Fonda dhe Sandro Pignotti, në galerinë A plus A, Venecia. Në vitin 2018, ajo merr pjesë në Artissima stand n.30 në Fiera di Torino – “Charming Encounters” kuruar nga Dionisio Gavagnin dhe Marina Bastianello.

The post Hapet ekspozita personale e Barbara Prenkas, e kuruar nga Zef Paci appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights