Home > Uncategorized > Këto ishin 120 minutat e fundit të Kroosit

Këto ishin 120 minutat e fundit të Kroosit

//
/
Comments are Off

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, luajti sot 120 minutat e tij të fundit si futbollist profesionit.

Kjo pasi Kroos tashmë e ka njoftuar tërheqjen nga futbolli pas përfundimit  të Euro 2024.

Për Gjermaninë, sonte përfundoi rrugëtimi në Euro 2024, pasi u mposht nga Spanja me rezultat 2-1, njofton Klankosova.tv.

Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë ishte më dramatikja e këtij Euro 2024, ku fituesi u përcaktua tek në minutën e 119-të, ku për Spanjën shënoi Merino.

Kroos është cilësuar si njëri nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit, ku padyshim që adhuruesve të futbollit do t’i mungojë magjia me topin e dhuruar prej tij.

 

The post Këto ishin 120 minutat e fundit të Kroosit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights