Një tetëvjeçare nga Sllovakia ka vdekur si pasojë një aksidenti që ndodhi sot në Gjirin e Lalëzit.
Mediat shqiptare raportojnë se ajo u godit për vdekje nga një automjet, të cilin e voziste një 18-vjeçar, transmeton Klankosova.tv
Sipas tyre, vogëlushja ka vdekur në spital.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Ndërkohë i dyshuari (shoferi i automjetit) është shoqëruar për në stacionin policor, transmeton Klankosova.tv
The post Tetëvjeçarja sllovake u godit për vdekje nga makina në Gjirin e Lalëzit appeared first on Klan Kosova.


