Liverpooli ka konfirmuar largimin e Adrianit pasi portieri refuzoi të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Gjigantët e Premierligës, të dielën, konfirmuan se portieri spanjoll Adrian është larguar nga klubi pasi kaloi pesë vjet në Anfield.
37-vjeçari bëri 26 paraqitje për Reds dhe luajti një rol kyç në triumfin e klubit me penallti ndaj Chelseat në Superkupën e UEFA-s në 2019.
Në një deklaratë të lëshuar në llogarinë e klubit X, ata shkruan: “Adriani largohet nga Liverpooli këtë verë duke dhënë një kontribut të vlefshëm në sukseset e klubit gjatë pesë viteve të tij në Anfield. Një figurë e njohur mes shokëve të skuadrës dhe stafit, Adrian largohet nga Reds me Urimet më të mira të të gjithëve në klub Faleminderit për gjithçka”.
The post Portieri Adrian largohet nga Liverpooli pas gjysmë dekade appeared first on Klan Kosova.


