Home > Uncategorized > Qeveria e voton pro emërimit të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës

Qeveria e voton pro emërimit të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës

//
/
Comments are Off

Qeveria e Kosovës i ka miratuar emrat e anëtarëve të Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A.

Kryeministri Albin Kurti i prezantoi pesë emrat të bordit, dhe tha se duhen edhe nëntë emra të tjerë dhe se do të hapin edhe një konkurs të ri.

“Për pozitat e tjera inkurajoj të aplikojnë pjesëtarët e pakicave, pasi edhe në konkursin e kaluar nuk pati aplikime të tilla”, ka thënë Kurti.

Pesë anëtarë në fjalë janë  Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejta anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare dhe Alban Krasniqi anëtar. /Klankosova.tv

The post Qeveria e voton pro emërimit të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights