Home > Uncategorized > Dy gola, dy shtylla – e begatshme pjesa e parë mes Holandës dhe Anglisë

Dy gola, dy shtylla – e begatshme pjesa e parë mes Holandës dhe Anglisë

//
/
Comments are Off

Holanda dhe Anglia janë ndarë baras në pjesën e parë të gjysmëfinales së EURO 2024-shit.

Xavi Simonsi kaloi Tulipanët në avantazh në minutën e shtatë me një supergol nga distanca.

Ndërkaq, Harry Kane barazoi nga pika e bardhë në minutën e 18-të.

Në këtë pjesë kombëtaret u ndanë 1:1 edhe me shtylla, pasi Denzel Dumfries goditi transversalen në të 30-të për holandezët, ndërkaq Phil Fodeni për Tre Luanët rroku shtyllën e djathtë dy minuta më vonë.

The post Dy gola, dy shtylla – e begatshme pjesa e parë mes Holandës dhe Anglisë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights