Home > Uncategorized > Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ka dhunuar një shtetase huaj

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ka dhunuar një shtetase huaj

//
/
Comments are Off

Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një shtetsase të huaj në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se  dyshohet se ka shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të vajzës, e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe i ishte përkeqësuar gjendja.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj, duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të viktimës e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe pastaj i është përkeqësuar gjendja”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“I dyshuari, u është ofruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore, por i ka dërguar në një lokacion tjetër dhe dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

The post Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ka dhunuar një shtetase huaj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights