Home > Uncategorized > Mitsotakis e pret Belerin në Athinë: Shpresoj të dilni nga burgu përgjithmonë

Mitsotakis e pret Belerin në Athinë: Shpresoj të dilni nga burgu përgjithmonë

//
/
Comments are Off

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua me Fredi Belerin pas daljes së tij nga burgu për të bërë betimin e deputetit.

Mitsotakis u shpreh se shpreson që Beleri të dalë përgjithmonë nga burgu i Fierit.

“Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të ecim përpara”, tha kryeministri grek.

Në të njëjtën kohë, kryeministri theksoi se Shqipëria po afrohet më shumë me Evropën, për sa kohë që i përmbahet me përpikëri angazhimeve të saj evropiane.

“E konsideroj se sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, nuk është e vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë, unë dua t’i ndihmojë ata”, ka thënë Beleri në takimin me Mitsotakis.

Kujtomë se herët në mëngjes Beleri doli nga burgu me lejen pesëditore që kishte kërkuar për të shkuar në Strasburg për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian, shkruan Ekathimerini, transmeton Klankosova.tv.

The post Mitsotakis e pret Belerin në Athinë: Shpresoj të dilni nga burgu përgjithmonë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights