Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se biseduan për rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka pohuar Osmani. /Klankosova.tv

The post Osmani takohet me Scholzin në Britani: Diskutuam për integrimin euroatlantik të Kosovës appeared first on Klan Kosova.